1/29/2026 10:09:30 AM

Për një muaj e gjysmë, 20 mjekë kërkuan dokumentacion për largim nga Kosova

Duhet të lexoni

Brenda këtij fillimviti, 20 mjekë e kanë kërkuar dokumentacionin e nevojshëm pranë Odës së Mjekëve të Kosovës për largim drejt shteteve perëndimore, kryesisht në Gjermani. Kështu tha të premten, kryetari i OMK-së, Pleurat Sejdiu.

Ai tha se ky trend është i njëjtë dhe se për këtë kërkohen të ndërmerren masa për ta parandaluar këtë ikje, në të kundërtën brenda dy vitesh do të vërehet mungesa e tyre në nivelin terciar.

Ndonëse numri i atyre që kërkojnë të punësohen jashtë Kosovës është i madh, 440 mjekë tjerë sipas Sejdiut janë të papunë. Për këtë, ai kërkon të sistemohen sa më shpejtë.

“Këto një muaj e gjysmë të këtij viti janë 20 kolegë tanë të cilët vetëm se kanë marrë dokumentacionin e duhur që të nënshkruajnë kontrata me shtetet e Perëndimit, në këtë rast shumica në Gjermani. Disa prej tyre janë në ditët e fundit apo javët e fundit në largim. Trendi është i njëjtë si vitet e kaluara që fatkeqësisht mund të them që brenda dy viteve do të ndihet mungesa e tyre në nivelin terciar, në nivelin primar vetëm se është duke u ndjerë. Është një problem menaxherial gjithashtu edhe politik. Ne i kemi afër 440 mjek të pa punë të cilët presin të punësohen, sistemi primar nuk e bënë atë që duhet bërë t’i pranonte ata në punë e t’i shpërndanë ata. Momentalisht mjeku është në pozitë të keqe, nuk ka vende pune, janë në presion të largohen nga Kosova nga vetvetja flasë, nuk shohin një perspektivë”, tha Sejdiu gjatë shënimit të Ditës Përkujtimore të Profesionistëve Shëndetësorë.

Në obeliskun e ndërtuar para hyrjes kryesore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, u tha se kontributi i profesionistëve shëndetësorë ndër vite ka qenë i madh.

Kryetari i OMK-së tha se sot odat e profesionistëve shëndetësorë në Kosovë përkujtojnë sakrificat e punëtorëve shëndetësorë ndër shekuj.

“Sfidat kryesore tani që i kemi është kushtet e punës të cilat përkundër përmirësimeve ndër vite nuk janë ato të cilat punëtori shëndetësor do të ishte në gjendje të jap maksimumin e tij në anën kualitative. Sfida më e re që e kemi tani largimi i mjekëve të ri të cilët do të duheshin ta ndërrojnë gjeneratën tonë, ta përtërijmë sistemin, fatkeqësisht viteve të fundit kemi trend i cili pak a shumë na tremb”, deklaroi Sejdiu. G10


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate