1/29/2026 10:57:12 PM

Thirrja e SHBA: Kosova të tërhiqet për dinarin! Serbia të nxjerrë para përgjegjësisë autorët e Banjskës

Duhet të lexoni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës që të shtyjë menjëherë zbatimin e vendimit për të kufizuar importimin e dinarit serb. Në një deklaratë të misionit të SHBA në OSBE-së, theksohet vendimi i njëanshëm i Kosovës nuk avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“I bëjmë thirrje Kosovës që të shtyjë menjëherë zbatimin e këtij vendimi dhe palët e përfshira të kërkojnë zgjidhje në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne jemi gjithashtu thellësisht të shqetësuar për veprimet e fundit dhe të pakoordinuara që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës, duke përfshirë bastisjet e institucioneve të mbështetura nga Serbia dhe mbylljen e shërbimeve në të cilat mbështeten qytetarët e Kosovës. Këto veprime nuk janë në përputhje me përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të adresuar në mënyrë konstruktive çështjet që prekin komunitetin e pakicës serbe në Kosovë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

Po kështu Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Serbisë që të nxjerrë para përgjegjësisë autorët e Banjskës, për të siguruar që një sulm tjetër si ky të mos ndodhë më.

Dështimi i Serbisë për të kërkuar përgjegjësi nga autorët e sulmeve të 24 shtatorit pranë Manastirit të Banjskës në Kosovë është i pandërgjegjshëm dhe dëmton thellësisht besimin e nevojshëm për normalizim. Menjëherë pas atyre sulmeve, ne i bëmë thirrje Serbisë që të mbajë përgjegjësi për ngjarjen. Fatkeqësisht, ne duhet ta bëjmë këtë përsëri sot. Kosova i dorëzoi BE-së një raport prej 48 faqesh më 26 janar, duke paraqitur gjetjet e saj për sulmin në Banjskë. Ish-drejtuesi i Listës Srpska, Milan Radoiçiç, i sanksionuar nga SHBA dhe BE, ka pranuar publikisht përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin në Banjska. Megjithatë, Radoicic dhe të tjerët përgjegjës për veprimet e tmerrshme nuk janë mbajtur përgjegjës. Serbia duhet të mbajë përgjegjës autorët dhe organizatorët e sulmit të 24 shtatorit dhe të punojë me Forcën e NATO-s në Kosovë për të siguruar që një sulm tjetër si ky të mos ndodhë më”.

Deklarata e plotë e misionit të SHBA në OSBE

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një aspekt thelbësor i stabilitetit dhe prosperitetit rajonal. Ne i nxisim të dy vendet që të angazhohen në mirëbesim përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të forcuar demokracinë, integrimin ekonomik në BE dhe për të nxitur bashkëpunimin dhe respektin shumë-etnik.

Vendimi i njëanshëm i Kosovës për të kufizuar importimin e dinarit serb nuk i avancon këto objektiva. I bëjmë thirrje Kosovës që të shtyjë menjëherë zbatimin e këtij vendimi dhe palët e përfshira të kërkojnë zgjidhje në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne jemi gjithashtu thellësisht të shqetësuar për veprimet e fundit dhe të pakoordinuara që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës, duke përfshirë bastisjet e institucioneve të mbështetura nga Serbia dhe mbylljen e shërbimeve në të cilat mbështeten qytetarët e Kosovës. Këto veprime nuk janë në përputhje me përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të adresuar në mënyrë konstruktive çështjet që prekin komunitetin e pakicës serbe në Kosovë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Ndërkohë, dështimi i Serbisë për të kërkuar përgjegjësi nga autorët e sulmeve të 24 shtatorit pranë Manastirit të Banjskës në Kosovë është i pandërgjegjshëm dhe dëmton thellësisht besimin e nevojshëm për normalizim. Menjëherë pas atyre sulmeve, ne i bëmë thirrje Serbisë që të mbajë përgjegjësi për ngjarjen. Fatkeqësisht, ne duhet ta bëjmë këtë përsëri sot.

Kosova i dorëzoi BE-së një raport prej 48 faqesh më 26 janar, duke paraqitur gjetjet e saj për sulmin në Banjskë. Ish-drejtuesi i Listës Srpska, Milan Radoiçiç, i sanksionuar nga SHBA dhe BE, ka pranuar publikisht përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin në Banjska. Megjithatë, Radoicic dhe të tjerët përgjegjës për veprimet e tmerrshme nuk janë mbajtur përgjegjës. Serbia duhet të mbajë përgjegjës autorët dhe organizatorët e sulmit të 24 shtatorit dhe të punojë me Forcën e NATO-s në Kosovë për të siguruar që një sulm tjetër si ky të mos ndodhë më.

Më lejoni të ritheksoj: Prioriteti ynë mbetet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja vendet nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit dhe aneksin e zbatimit të saj në shkurt dhe mars të vitit 2023, për të cilat BE-ja ka thënë se janë angazhime ligjërisht të detyrueshme. Ato shërbejnë si një udhërrëfyes për secilën palë për të ulur tensionet dhe për të ecur urgjentisht përpara në rrugët e tyre përkatëse evropiane. Progresi drejt paqes afatgjatë është me rëndësi jetike për popullin e Kosovës dhe Serbisë, si dhe për stabilitetin afatgjatë të rajonit. Falënderojmë misionet e OSBE-së në Kosovë dhe Serbi për punën e tyre të vazhdueshme, në kushte të vështira, për të ndihmuar që kjo të bëhet realitet. 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate