1/30/2026 2:35:27 PM

Temperaturat arrijnë deri në 21 gradë në Shqipëri, si pritet të jetë moti në fundjavë

Duhet të lexoni

Fundjavë me diell dhe rritje temperaturash. Meteorologu Hakil Osmani thotë se e shtuna dhe e diela do të jetë nën dominimin e kthjellimeve paradite ndërsa pasditet do sjellin vranësira, por pa reshje shiu. Temperaturat e ajrit të shtunën do arrijnë 20 gradë ndërsa të dielën do të rriten në 21 gradë celcius.

“Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit ka nisur në dominimin e kthjellimeve, të cilat do të jenë prezente gjatë orëve të mesditës, ku më të dukshme do të jenë në Ultësirën Perëndimore. Edhe gjatë pasdites, ultësira mbetet në dominimin e kthjellimeve ndërsa kalime vranësirash do të ketë në zonat malore. Vranësirat do të jenë prezente edhe në Ultësirën Perëndimore gjatë mbrëmjes. Sa i përket temperaturave, të premten pritet që vlerat minimale të kenë regjistruar në orët e para të mëngjesit në -1 gradë në Pukë, Peshkopia dhe Erseka ndërsa maksimumet rreth vlerës 20 gradë celcius në zonat jug-perëndimore të territorit. Dita e shtunë do të sjellë rritje të temperaturave, duke bërë që vlerat minimale të regjistrohen në 0 gradë në qytetet e zonave malore ndërsa në orët e mesditës priten maksimume edhe në 21 gradë në Berat, Fieri, Vlora dhe Saranda.

Kushtet e motit do të jenë me diell gjatë mëngjeseve dhe mesditave në pothuajse gjithë territorin ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime të lehta vranësirash, të cilat nuk do të gjenerojnë reshje. Sa i përket të dielës, vijon rritja e temperaturave në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të ngjiten në 1 apo 2 gradë, në Ultësirën Perëndimore t’i kemi nga 5-10 gradë celcius. Në orët e mesditës temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara rreth vlerës 21 gradë. Deri në orët e mesditës do të kemi diell, pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore. “, tha Osmani.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate