5/6/2026 5:16:42 AM

Rrezik lufte në Ballkan"/ “Fox News” tregon prapaskenat e vizitës së Blinken në Tiranë

Duhet të lexoni

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, vjen në një moment kur rajoni përballet me vështirësi, si tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor janë synim i Rusisë.

“Fox News”, në një shkrim për vizitën e parë të Blinken në Tiranë, citon një diplomat të lartë se probabiliteti i konfliktit në Ballkanin Perëndimor këtë vit është shumë i lartë.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb Aleksandar Vuçiç kanë në pikëpyetje Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara me shumë gjasa e dinë këtë, pretendon diplomati, gjë që shpjegon pse ka grumbullime të aseteve ushtarake dhe shitjen e pajisjeve ushtarake për Kosovën.

“Rreziku i përshkallëzimit të tensioneve etnike në një konflikt aktual në Ballkan po rritet. Rusia dhe Serbia, asnjëra prej të cilave nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duket se janë të përfshira në nxitjen e destabilitetit në rajon”, u shpreh Rebekah Koffler, një ish-analiste e inteligjencës së mbrojtjes për “Fox News Digital”.

Teksa Blinken, me vizitën e tij, riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, kjo është një periudhë e vështirë për rajonin dhe shumë vëzhgues në rajon besojnë se rajoni është edhe një herë një kuti e zezë gati për t’u ndezur, shkruan më tej media amerikane. Rusia ka qenë veçanërisht aktive në Malin e Zi, ku Moska synonte të minonte ofertën e vendit të vogël për t’u bashkuar me NATO-n dhe për t’u afruar me Evropën.

“Ky mund të jetë fillimi i përpjekjeve konkrete për të frenuar Serbinë, dhe rrjedhimisht ndikimin rus, në Ballkan duke mbështetur aleatët e pambrojtur të NATO-s dhe duke kundërshtuar operacionet dezinformuese ruso-serbe në Bosnje dhe Kosovë”, tha diplomati për Fox News Digital, duke folur për vizitën e zyrtarit të lartë amerikan.

Shqipëria, dikur një vend diktatorial me marrëdhënie ‘të hidhura’ me SHBA-në gjatë Luftës së Ftohtë, tani është një nga vendet më proamerikane në Evropë dhe ka një komunitet të madh diaspore në Shtetet e Bashkuara. Shqipëria është gjithashtu një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe partner kyç strategjik kur bëhet fjalë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbyll raportin amerikania.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate