9/22/2025 11:38:17 PM

Hovenier: Është shumë e rrallë që SHBA-ja ta kritikojë Kosovën në OKB dhe që O’Brien ta japë atë intervistë

Duhet të lexoni

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier dha disa shembuj të ndikimit që pati në partneritet mosdëgjueshmëria e Qeverisë së Kosovës për çështjen e zbatimit të rregullores që e heq dinarin serb nga përdorimi në vend.

Hovenier tha në një konferencë për media se është shumë e rrallë që në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, SHBA-ja ta kritikojë Kosovën, gjë që ndodhi në mbledhjen e fundit ku kryeministri Albin Kurti mori pjesë.

“Do t’ju jap disa shembuj. Është shumë e rrallë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që përfaqësuesi amerikan në Këshillin e Sigurimit të thotë gjëra kritike për një qeveri të Kosovës. Ambasadorja Thomas Greengield e bëri këtë”, tha Hovenier.

Ai përmendi edhe deklaratat e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien se po rrezikohet partneriteti, duke kujtuar se ai e bën punën që Richard Holbrooke e bënte në vitet ’90 me marrëveshjen e Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

“Është shumë e rrallë për Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien tani, por ju kujtoj se sa e rëndësishme është ajo punë kur ne po e negocionim datën dhe akordin e detyrës që Ambasadori Holbrooke mbante në këtë kohë si Sekretar i Shtetit për Europën. Pra, Jim O’brien tani mban punën që Rich Holbrooke mbante në mesin e viteve ’90 duke e bërë Dejtonin. Pra, për atë individ, shefin e Escobarit, shefin tim, të jepte një intervistë me tonin dhe përmbajtjen që ai dha… Kjo është shumë e rrallë”, tha Hovenier.

“Dhe kështu, mendoj se kjo tashmë reflekton një problem dhe shpresa jonë është ta ndalojmë këtë”, tha ambasadori amerikan.

Hovenier tha se “përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për popullin e Kosovës është po aq i fortë sa ka qenë ndonjëherë”.

“Ndërsa presim të festojmë të shtunën përvjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, mezi pres të jem i pranishëm për ta festuar atë që është arritur së bashku. Por kjo do të shërbejë vetëm për të nënvizuar deri diku se sa i mundimshëm është ky moment që qeveritë tona nuk duket se po punojnë në partneritet me njëra-tjetrën. Kështu që unë dua të shmang gjëra të tilla”, theksoi Hovenier. Demos


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate