9/22/2025 12:20:25 PM

Yuri Kim RIKTHEHET në Tiranë

Duhet të lexoni

Ish-ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim rikthehet në Tiranë afro 8 muaj pas largimit nga Shqipëria pasi përfundoi misionin diplomatik. Por këtë herë Kim erdhi si zv. Ndihmës Sekretare e Shtetit, për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Zyrtarja e lartë e SHBA-ve, Kim ka shoqëruar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Diplomati amerikan u prit paraditen e sotme nga Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani dhe delgacioni shqiptar në Rinas.

Por çfarë mesazhesh dha Yuri Kim para se të largohej nga vendi ynë?

Zyrtarja vuri në dukje lidhjen e ngushtë me vendin tonë gjatë misionit të këtyre 3 viteve, ku shprehu mirënjohje e saj për traditën, historinë e kulturën shqiptare.

Kim u ndal dhe tek reforma në drejtësi, ku theksoi se do duhet të ketë ende reforma strikte për luftimin e korrupsionit, si dhe lehtësimin e procedurave për të drejtën e pronës. 

Duke  qenë një nga ambasadoret që ka treguar haptazi mbështetjen për reformën në drejtësi, Kim përcolli disa meszhe të qarta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i shpallur "non grata" në SHBA.

Rkthejmë në vëmendje këtu intervistën e Yuri Kim për Zërin e Amerikës, në prill të 2023, para zgjedhjeve vendore të 14 majit, e cila iu drejtua shqiptarëve duke thënë se nuk duhet të votojnë personat e shpallur 'Non Grata', pasi ata nuk mund të jetë përfaqësuesit e shqiptarëve.

"Është një gjë e gabuar. Është e gabuar. Në mendimin objektiv dhe të mirëmenduar të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, personat të cilët janë të përcaktuar, nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë. Me këtë ka të bëjë demokracia, me këtë ka të bëjë edhe reforma në drejtësi.

Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë.

Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë. Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë dhe më shumë se aq; Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Shqipëria meriton dhe duhet të jetë më mirë.", deklaroi Kim në intervistë në prill 2023.

Por është një rastësi apo ironi e fatit, vizita e Antony Blinken në Tiranë, në një kohë kur Berisha, të cilin vetë zyrtari e shpalli "non grata", tashmë ndodhet në "arrest shtëpie", i akuzuar për korrupsion pasiv për aferën "Partizani".

Ndërkohë Berisha, i cili ndodhet në izolim reagoi për vizitën e zyrtarit të lartë, Antony Blinken, duke thënë se do ketë takime vetëm me partinë-shtet, ndërsa akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij ka ndikuar në shpalljen "non grata" të Berishës. Përgatiti A.Mënalla/ Liberale


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate