9/20/2025 11:25:10 PM

Putin parapëlqen fitoren e Biden, nuk përmbahet Trump: Ai nuk dëshiron të më ketë mua

Duhet të lexoni

Biden është politikan me përvojë dhe më i parashikueshëm, pasi ai është një politikan i shkollës së vjetër, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin. ”Por, ne do të punojmë me çdo lider amerikan, të zgjedhur nga populli i Amerikës”, shtoi ai.

Putin shtoi se një fitore për Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA, që do të mbahen në nëntor, do të ishte rezultati më i mirë i mundshëm për Rusinë.

Në një intervistë për televizionin rus, pjesë të së cilës u publikuan nga Kremlini të mërkurën, Putin kritikoi qeverinë amerikane. ”Mendoj se qëndrimi i administratës aktuale është jashtëzakonisht i dëmshëm dhe i gabuar”, tha ai.

Dy fuqitë e mëdha bërthamore janë në mosmarrëveshje për pothuajse të gjitha çështjet ndërkombëtare, por mbi të gjitha për shkak të luftës ruse kundër Ukrainës.

”Megjithatë, një fitore e Bidenit do të ishte e parapëlqyeshme”, tha Putin. Komentet e Putinit janë në kundërshtim me politikën e Rusisë në vitet e fundit, e cila ka favorizuar Donald Trump. Ish-presidenti Donald Trump reagoi ndaj kësaj deklarate të presidentit rus, Vladimir Putin.

Presidenti Putin sapo më bëri një kompliment të madh, në fakt”, tha Trump në një takim elektoral në Charleston. ”Ai thjesht tha se do të preferonte të kishte Joe Biden si president sesa Trump”, vazhdoi ai. ”Tani, ky është një kompliment. Shumë njerëz thanë sa keq! Jo, jo, kjo është një gjë e mirë. Dhe sigurisht, ai do ta thoshte këtë”, theksoi Trump.

Komenti i fundit i Trump ishte në përgjigje të komenteve të Putinit gjatë një interviste me një korrespondent të televizionit shtetëror rus, në të cilën ai thuhet se beson se rizgjedhja e Bidenit do të ishte një zgjedhje më e mirë për interesin e Rusisë – megjithëse ai shtoi se do të punojë me çdo lider të SHBA-së.

Në mitingun e Charlestonit, Trump tha se është e sigurt se Putini do të preferonte fitoren e Bidenit, sepse ai vetë pengoi interesat e Rusisë ndërsa ishte president, veçanërisht në ndërtimin e ”Nord Stream 2”, një gazsjellës i diskutueshëm gjermano-rus.

“Unë ndalova ‘Nord Stream 2’ dhe [Biden] e miratoi menjëherë pasi u largova, kështu që Putin nuk është një fans i imi në të vërtetë”, tha Trump, duke iu referuar rolit të tij si president në ndalimin e ndërtimit të gazsjellësit.

Ai nuk dëshiron të më ketë mua. Ai do Biden sepse do t’i jepet gjithçka që dëshiron, duke përfshirë Ukrainën”, tha Trump për marrëdhëniet mes Putinit dhe Bidenit.

”Ai do të realizojë ëndrrën e tij për të marrë Ukrainën për shkak të Bidenit… I vetmi president në pesë të fundit që nuk i ka dhënë asgjë Rusisë është një president i njohur si Donald J. Trump”, përfundoi Trump.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate