9/20/2025 7:11:11 PM

Arianit Salihu është emëruar udhëheqës i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë

Duhet të lexoni

Këshilli i Prokurorial i Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, ka mbajtur takimin e 242-të, në të cilin janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës. Të gjitha vendimet që u morën në takimin e sotëm janë si vijojnë, me ç’rast KPK-ja:-

Miratoi Rregulloren për Zyrën për Rikthimin e Aseteve, e cila do të hyjë në fuqi menjëherë;-Mori vendim për shpalljen e zgjedhjes së anëtarit të KPK-së nga radhët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe themeloi Komisionin për zgjedhjen e anëtarit të ri, në përbërje: Arian Gashi (Pokuroria e Apelit), kryesues, Agron Qalaj (ZKPSH) – anëtar dhe Sami Istrefi (SKPK) – anëtar;- Zgjodhi prokuroren Sebahate Sinani anëtare zëvendësuese në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve

.Caktoi prokurorin Arianit Salihu në pozitën e Udhëheqësit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë;- Aprovoi propozimet e kryeprokurorëve të prokurorive themelore në Pejë dhe në Gjakovë për caktimin e prokurores Arlinda Nallbani – Gacaferri dhe prokurorit Kastriot Mema në cilësinë e mentorëve në Akademinë e Drejtësisë së Kosovës;- Caktoi përfaqësuesen e KPK-së në Grupin punues në hartimin dhe harmonizimin e projektakteve që rrjedhin nga Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, prokuroren në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, znj.Luljeta Bilalli;- Formoi Grupin teknik për mbështetjen e Komisionit për rekrutimin e prokurorëve të rinj; – Trajtoi Raportin e Panelit hetimor ndaj një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, i cili si subjekt hetimi ka kërkuar përjashtimin e një anëtari të KPK-së.

Anëtarët e KPK-së u njoftuan për pensionimin e prokurorëve gjatë muajit shkurt dhe mars të këtij viti, për të cilët do të dërgohen propozimet në Zyrën e Presidentes për lirim nga detyra.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate