Forca të shumta policore në aeroportin e Rinasit.
Krahas tyre edhe agjentë amerikanë nga Secret Security kanë ardhur në Shqipëri disa ditë më parë për të organizuar me detaje masat e sigurisë të sekretarit Blinken.
Top Channel shkruan se të gjitha agjencitë e sigurisë shqiptare janë në gatishmëri të plotë prej 48 orësh.
Gjithashtu është bërë e ditur se mbi 1 mijë forca policie do të jenë të angazhuara në mbarëvajtjen e vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë. Në kuadër të këtyre masave, rrugët kryesore që lidhin Rinasin me Tiranën do të jenë të bllokuara.