9/16/2025 8:28:29 AM

Maqedoni e Veriut: Shpallen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale

Duhet të lexoni

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitrevski, i ka caktuar të mërkurën datat për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Zgjedhjet për president do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Mitrevski tha se beson se në periudhën parazgjedhore të gjitha institucionet kompetente dhe të gjitha subjektet e përfshira në zgjedhje “do të japin kontributin e tyre që të kemi zgjedhe të drejta, të lira dhe demokratike, ashtu siç e meriton një shtet, anëtar i NATO-së dhe shtet që ka zgjedhur rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE”.

Maqedonia e Veriut në proceset e kaluara zgjedhor ka dëshmuar se ka kapacitet të organizoj zgjedhje demokratike në përputhje me parimet dhe vlerat evropiane. Shprehja e të drejtës për të votuar lirshëm është akti më i lartë i demokracisë dhe besoj se qytetarët në këto zgjedhje do të bëjnë zgjidhjen më të mirë për ardhmen e shtetit”, tha Mitreski.

Zgjedhjet do të organizohen nga qeveria teknike, e cila drejtohet nga kryeministri Talat Xhaferi, i cili u zgjodh më 28 janar të këtij viti, 100 ditë para zgjedhjeve.

Është raportuar në media se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta mbështesë opozitën shqiptare, e cila përbëhet nga katër parti politike dhe disa mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje në këto zgjedhje në shtetin fqinj.

Duke folur për këtë, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se Kurti ka të drejtë të mbështesë persona dhe parti politike në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, tri partitë shqiptare në opozitë në Maqedoninë e Veriut – Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe më vonë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari – paralajmëruan listë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet e 8 majit.

Bekim Qoku, nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili ka edhe shtetësi maqedonase, tha se partia e tij do t’i bashkohet kësaj liste.

Fushata për zgjedhjet presidenciale pritet të nisë në fillim të prillit dhe të përkojë për disa ditë me fushatën për zgjedhjet parlamentare.

Gjatë kësaj periudhe, Qeveria nuk mund të bëjë punësime, promovime dhe investime në ekonomi.

Edhe pse hapësira deri në zgjedhje po afrohet, partitë ende nuk kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve me të cilët do të dalin në zgjedhjet presidenciale dhe as planet për koalicione në zgjedhjet parlamentare.

Opozita shqiptare ka paralajmëruar se do të marrë pjesë me kandidatin e saj në zgjedhjet presidenciale.

Kandidatin e saj e ka shpallur vetëm se partia “E Majta”, profesoreshën Biljana Vankovska.

Presidenti Stevo Pendarovski tha të mërkurën se brenda 10 ditëve do të dihet emri i kandidatit të Lidhjes Social Demokrate në pushtet.

Pendarovski është njëri nga kandidatët e mundshëm edhe për një mandat në krye të Maqedonisë së Veriut.

Nuk dihet ende nëse kandidati i LSDM-së do të ketë edhe mbështetjen e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) e cila në zgjedhjet e kaluar kishte mbështetur Stevo Pendarovsin.

Kandidaturat e tyre është duke i shqyrtuar edhe VMRO DPMNE-ja e opozitës, por pa saktësuar emra konkretë. /REL


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate