Autori i vrasjes me thikë në Durrës, Ilir Koçilja ka rënë në prangat e policisë.
34 vjeçari vrau me thikë fqinjin e tij Halil Kokën pas sherrit banal për parkimin.
Ai është arrestuar pranë në bulevardin "Dyrrah", pranë qendrës së qytetit bregdetar rreth 3 orë pasi ndodhi ngjarja e rëndë.
Koçilja është zënë fillimisht me 40-vjeçarin Halil Koka dhe më pas e ka goditur me thikë. Ky i fundit ka ndërruar jetë, teksa po transportohej për në spitalin e Durrësit.