9/13/2025 12:07:37 PM

Raportohet se një automjet me dinarë u ndalua në Jarinjë, Dogana: I udhëzuam t’i ndjekin njoftimet e BQK-së

Duhet të lexoni

Mediat serbe raportuan se një automjet që po transportonte dinarë serbë është ndaluar në pikëkalimin kufitar me Serbinë në Jarinjë.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci i tha Gazetës Express se në këtë pikëkalim kufitar u paraqitën disa persona si përfaqësues të “Komercijalna Banka” e cila është mbyllur.

“Në pikëkalimin kufitar të Jarinjës janë paraqitur disa persona që pretendojnë se përfaqësojnë Komercijalna Banka, e cila tashmë është mbyllur”, tha Stavileci.

Sipas tij, “këta persona janë interesuar për procedurën e lëvizjes së parave të gatshme”.

“Të njëjtit janë udhëzuar që t’i ndjekin njoftimet e BQK-së derisa Dogana e Kosovës po ashtu zbaton normat e njëjta ligjor”, tha Stavileci.

Disa media serbe raportuan se në Jarinjë “është ndaluar sërish transportimi i dinarëve” dhe se zyrtarë të bankës serbe dhe të kompanisë ndërkombëtare Henderson, “janë kërcënuar me arrestim”.

Sipas raportimeve, një furgon i blinduar me dinarë të destinuar për pagesën e pagave, pensioneve, përfitimeve sociale dhe pagesave tjera për serbët në Kosovë u ndalua në Jarinjë.

Automjeti raportohet se mbërriti në pikëkalimin kufitar pak para orës 11:00 me synimin për t’i dërguar paratë në kasafortën e Bankës Kombëtare të Serbisë në Leposaviq.

Banka e Serbisë prej vitesh i ka dërguar dinarët në atë kasafortë në Leposaviq, në veri të Kosovës, dhe ato më pas janë transportuar nga kompania “Henderson”.

Për këtë rast ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, e cila tha se automjeti u ndalua “me urdhër të Albin Kurtit”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë indinjuar me zbatimin e rregullores së re të Bankës Qedrore të Kosovës e cila e heq nga përdorimi dinarin serb në vend. Ajo hyri në fuqi më 1 shkurt.

Qeveria e Kosovës ka folur për një periudhë tranzitore të zbatimit, e cila sërish nuk i ka kënaqur ndërkombëtarët, të cilët kërkojnë që Ekzekutivi të tërhiqet menjëherë nga vendimi.

Para dhjetë ditësh, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se Policia e Kosovës më 4 shkurt sekuestroi dinarë serbë dhe një automjet transportues që i sillte ato, duke i bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që “të sigurojnë që individët për të cilët janë destinuar këto pagesa të përfitimeve sociale t’i marrin ato pa vonesë”.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha mbrëmë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara lidhur me këtë çështje, duke theksuar se se me këtë qëndrim, Qeveria e Kosovës e ka vënë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, tha O’Brien.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate