Me një aksion simbolik të mërkurën, forumi rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.
Në ditën e Shën e Valentinit, LDK-ja i ka çuar një zemër Qeverisë në të cilën ka shkruar: “Zemër, ke dështu”.
Dashuria zgjat një jetë, por mandati katër vjet”, shkruhet në një tjetër mesazh të forumit rinor të LDK-së për Qeverinë.
“Në vitin e fundit të mandatit, kjo qeveri nuk e ka realizoi as çerekun e premtimeve programore”, thuhet ndër të tjera në mesazhet e LDK-së për Qeverinë.