Ai ka thënë se ligji po zbatohet vetëm për ata që po e kundërshtojnë regjimin dhe të varfrit, përderisa përkrahësit e regjimin nuk po qëndrojnë në paraburgim, shkruan lajmi.net.
“… ligjet në Serbi zbatohen vetëm për të varfrit apo kritikët e regjimit në rrjetet sociale”, ka thënë Niniq, për “Nova”, duke shtuar se si djemtë e kumbarit të Vuçiq, janë liruar pas 48 orësh burgim, pas dyshimit për prostitucion.
“Kjo dërgon një mesazh se ligjet nuk vlejnë për ‘vëllezërit dhe kumbarët nga maja e shtetit’”, ka shtuar ai.
Njëkohësisht ai foli edhe rreth sulmit në Banjskë ku tha se Milan Radoniq, i cili publikisht ka pranuar se ka organizuar një grup të armatosur të njerëzve, nuk ka qëndruar as edhe një natë në paraburgim.
“Kjo vërteton më së miri se si gjyqësori i trajton njerëzit që janë të afërt me regjimin. Publiku ishte në gjendje të shihte se çfarë trajtimi kanë studentët para gjykatës dhe ligjit dhe çfarë trajtimi kanë ekipi i Radoiçiqit dhe Petar Paniqit”, ka shtuar më tutje ai. /Lajmi.net/