11/10/2025 1:48:25 AM

VV-ja lëshon mbledhjen, e akuzon opozitën për propagandë armiqësore ndaj ushtrisë

Duhet të lexoni

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë raportimit vjetor të punës ka njoftuar se vitin 2023 kanë blerë sisteme armatimesh në vlerë 115 milionë eurosh. Ka thënë se me blerje të armëve do të vazhdojnë edhe këtë vit. Ministri u kritikua për një takim që ai e kishte me koordinatoren e Komitetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, e për të cilin Maqedonci ka sqaruar se ishte i rastësishëm. Pas këtij raportimi anëtarët e VV-së lëshuan mbledhjen me akuzën drejtuar opozitës për propagandë armiqësore ndaj Ushtrisë së Kosovës

Me tensione përfundoi mbledhja e Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, prezantoi raportin vjetor të punës.

Mbledhja shkoi e qetë, deri kur anëtarja e këtij komisioni, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, akuzoi opozitën për propagandë armiqësore ndaj ushtrisë. Pas reagimit të opozitës ajo dhe anëtarët e tjerë të komisionit nga radhët e partisë në pushtet e lëshuan mbledhjen.

Nga LVV-ja në takim mbeti vetëm deputeti Salih Zyba, që nuk është anëtar i këtij komisioni. Atij iu kërkua që të mos vijë më në mbledhje nga kryetari i Komisionit, deputeti i Aleancës, Bekë Berisha.

Arsyet janë të ndryshme duke filluar nga mirëqenia, pra nga aspekti i pagës, te mundësitë që iu ofrohen jashtë institucionit. E theksoj që ky nuk është trend vetëm te ne, është trend global”, u shpreh ministri në komisionin parlamentar.

Ministri i Mbrojtjes tha se u janë rritur pagat pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë.

“Gjatë vitit të kaluar është bërë rritja e pagave për Ushtrinë e Kosovës duke vendosur në fokus gradat e ulëta, sepse aty ka qenë edhe nevoja më e madhe për ndërhyrje. Grada e ushtarit nga 422 euro, paga është rritur në 588, që nënkupton 39 për qind. Tetari i karrierës nga 465 në 609, është një rritje prej 31 për qind dhe tetari nga 489 euro në 609, që është rritje 31 për qind”, shtoi ai.

Ai tha se gjatë 2023-tës buxheti i FSK-së u rrit për 100%, nga 102 milionë në 204 milionë.

“Gjatë vitit 2023 kemi pasur rritje të buxhetit për 100%, pra nga 102 milionë sa ishte në vitin 2022, është rritur në 204 milionë në vitin 2023 dhe nga ky buxhet për blerje të sistemit të armatimit janë shpenzuar mbi 115 milionë euro. Kjo tregon përkushtimin që kemi pasur si qeveri në mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, më saktësisht në blerjen e sistemeve të armatimit të nevojshme për të ngritur kapacitetet e FSK-së. Vlen të theksohet që me mjetet shtesë që kemi marrë vitin e kaluar kemi arritur në vlerën prej 2 për qind të GDP-së, që është standard i pashkruar për vendet e NATO-s. Blerjet planifikojmë që t’i vazhdojmë edhe këtë vit”, ka thënë Maqedonci.

Kryetari i Komisionit, deputeti Berisha, e pyeti ministrin edhe për një takim që ai ka pasur me koordinatoren e Komitetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali.

“Sa u përket takimeve me Dejona Mihalin, unë zakonisht gjatë vikendeve bëj ecje në Gërmi dhe kam pasur takim të rastësishëm me Dejonën, kemi pirë kafe së bashku, që nuk besoj se është ndonjë gjë e veçantë dhe nuk ka qenë drejtori i AKI-së prezent”, u arsyetua ministri.

Për këtë takim ministri u qortua nga Berisha. Ai tha se nuk është takim i rastësishëm me, siç e quajti, njeri jolegjitim.

“E ka emrin Dejona Mihali edhe ti je ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në situatën më të ndjeshme ndonjëherë. Ka shumë rëndësi mos të takoheni me të. Ti je ministër, ti nuk je deputet as argat, as nuk duhet të shkoni të raportoni. Ti raporton këtu te deputetët jo tek ajo”, theksoi Berisha.

Maqedonci tha se i raporton Komisionit Parlamentar dhe kryeministrit dhe se takimet e tilla, si ajo me zyrtaren e VV-së, nuk i ka të ndaluara.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate