5/19/2026 11:23:33 AM

Qeveria synon ta bëjë ligj kontrollimin e financimit të subjekteve politike, miratohet projektligji

Duhet të lexoni

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për financimin e subjekteve politike. Ekzekutivi synon ta sjellë një ligj që kontrollon financimin e subjekteve politike, raporton Gazeta Express.

Kryeministri Albin Kurti, i cili e prezantoi propozim-vendimin, tha para kabinetit qeveritar se ky projektligj bazohet në opinionin e Komisionit të Venecias.

“Projektligji bazohet në opinionin e Komisionit të Venecias dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertët vendorë. Ky projektligj parasheh dispozita në lidhje me kontrollin financiar të subjekteve politike, auditimin e raporteve financiare dhe publikimin e tyre”, tha ai.

Meqenëse një projektligj për financimin e partive politike nuk ka arritur ende të miratohet në Kuvendin e Kosovës, Kurti tha se Qeveria ka tentuar ta arrijë një konsensus para se ta sjellë këtë propozim-vendim në kabinetin qeveritar.

“Marrë parasysh faktin që projektligji për një kohë të gjatë nuk arrin të miratohet në Kuvendin e Kosovës, Qeveria jonë ka organizuar edhe tryezë, përmes së cilës edhe ka tentuar të arrijë konsensus politik para miratimit në Qeveri. Komentet e pranuara përmes këtij organizimi janë inkorporuar dhe forma më e mirë e këtij projektligji sot po prezantohet para jush”, tha kryeministri.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate