11/13/2025 1:33:57 AM

Protesta që u tjetërsua nga Lista Serbe, u thirr nga “pensionistët” e u shfrytëzua për propagandë

Duhet të lexoni

Serbë të shumtë kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës për të kundërshtuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e cila e përcakton euron si valutë të vetme në vend. Edhe pse protesta ishte paralajmëruar nga shoqata e pensionistëve serbë të Kosovës, ajo ishte organizuar nga subjekti politik “Lista Serbe”, ndërsa në një lokal aty pranë u pa edhe flamuri rus.

Në këtë protestë i pranishëm ishte edhe Zllatan Ellek, i cili pretendoi se vendimi i BQK-së, po e përkeqëson situatën në veri.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Ai shfrytëzoi rastin që para masës të fliste edhe për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, për çka dezinformoi duke thënë se i vetmi që u mbajt përgjegjës për sigurinë në Ballkan ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Derisa nuk hezitoi të thoshte edhe se gjoja serbët po “luftojnë për mbijetesë”.

“Ky është rasti të themi që nuk pajtohemi me vendimet e Albin Kutit, të cilat vendime vetëm sa e  përkeqësojnë këtë situatë në veri. Dhe, në takimin e Këshillit të Sigurimit  të Kombeve të Bashkuara, është thënë, 13 prej tyre nga 15 (prej shteteve anëtare) janë pajtuar që ai që krijon  probleme e që shkakton telashe është Albin Kurti. Ne jemi vëllezër dhe motra, të përcaktuar për paqe, po luftojmë për mbijetesë, duam që fëmijët tanë, si të gjithë fëmijët në botë të mund të shkollohen, të merren me sport, të kemi përmbajtje kulturore dhe jeni dëshmitarë se që 25 vjet, nuk kemi asgjë nga kjo, duhet pavarësisht nga të gjitha të këmbëngulim ashtu si u tha këtu, ne jemi në tokën tonë, asgjë te askujt nuk kemi marrë dhe në të gjitha ato provokime duhet të përgjigjemi siç tha Vladika Teodosije, me qetësi dhe krenari. Kjo është ajo që thonë: erdhi deri te fundi por sinqerisht shpresoj, që ka drejtësi edhe për ne serbët dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet të thotë njëherë mjaft shkatërrimit ndaj serbëve që jetojnë  ne Kosovë”, pretendoi ai.

Në protestën e sotme, për të cilën burime të KosovaPress-it bënë të ditur serbët që punojnë në institucionet paralele/ilegale janë detyruar të marrin pjesë duke u kërcënuar me largim nga puna, folësit u shprehën kundër ndalimit të dinarit.

Dragana Milenkoviq, profesoreshë e Fakultetit Ekonomik tha se vendimi i BQK-së është diskriminues, derisa pretendoi se i njëjti është i motivuzar politikisht.

As ajo nuk la pa adresuar kritika për kryeministrin Albin Kurti, ndaj të cilit të shtunën është raportuar se ka pasur kërcënime me atentat. Ajo e akuzoi të parin e ekzekutivit për nacionalizëm ekstrem, ani pse ky i fundit shumë herë i është drejtuar popullit serb në gjuhën serbe.

Edhe drejtoresha e shkollës fillore të Ugljarës, Vesna Martinoviq pretendoi se është e shqetësuar lidhur me atë “se si do t’u sigurojë fëmijëve libra, aksesorë dhe ushqime për shkak të ndalimit të dinarit”. Vendimin e BQK-së, ajo e quajti “çmenduri”.

Punonjësit e strukturave paralele/ilegale serbe në Kosovë, kanë pranuar mesazhe e njoftime nga udhëheqësit e tyre dhe janë detyruar të marrin pjesë në protestë, edhe përkundër vullnetit të tyre, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

I njëjti burim në kushte anonimiteti theksoi se në rajonin e Gjilanit shumë qytetarë serbë, punonjës të strukturave ilegale, kanë hezituar për të marrë pjesë, por të njëjtit janë kërcënuar me vende të punës.

Burimi tha se detyrimet për të marrë pjesë janë të qëllimshme, pasi që sipas të njëjtit, për “Listën Serbe” është i rëndësishëm viktimizimi para faktorit ndërkombëtar dhe kjo të duket që protesta ka mbështetje të madhe nga qytetarët serbë të Kosovës.

Transporti është organizuar nga të gjitha komunat me shumicë serbe, ndërsa ata që kanë përdorur vetura private, janë kompensuar për derivate./KosovaPress/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate