11/12/2025 3:35:51 AM

Vuçiq për mediumin propagandues pro-serb: Kurti është pasardhësi më i mirë i politikës së Enver Hoxhës

Duhet të lexoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “pasardhësin më të mirë të politikës së Enver Hoxhës”.

Duke folur për mediumin propagandues pro-serb në Nju Jork, The Pavlovic Today, Vuçiq tha se beson që Kurti nuk do ta kthejë prapa vendimin për ndalimin e dinarit, ndonëse aleatët kryesorë kyç të Kosovës ia kanë kërkuar tij të tërhiqet nga vendimi.

Kurti shpreson të fitojë shumë në zgjedhjet që do t’i thërrasë shumë shpejt. Dhe kjo është ideja e tij. Kurti ideologjikisht është diku tetëdhjetë vite më parë, si pasardhësi më i mirë i politikës së Enver Hoxhës, një anarkist, marksist, ideologjikisht shumë i fortë kundër Serbisë. Asnjë kompromis. Kompromisi është fjalë e keqe për të. Nuk ka koncesione, dhe ai do të vazhdojë të punojë kundër popullit serb për t’i dëbuar të gjithë nga Kosova. Nuk e kam asnjë dyshim për këtë. E di se ky është objektivi i tij kryesor dhe përfundimtar”, tha presidenti serb në një intervistë për gazetaren serbo-amerikane, Ksenija Pavlovic.

Vuçiq tha se ka biseduar me ndihmëssekretarin e Shtetit për Evropën dhe Azinë, James O’Brien lidhur me shitjen nga ShBA-ja të raketave anti-tank Javelin në Kosovë.

“Sa i përket Javelinëve, e diskutova me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, zotin O’Brien dhe të gjithë të tjerët. Ata e morën vendimin edhe para se të ndodhte Banjska. Epo, ky është vendimi i tyre”, u përgjigj Vuçiq.

“Ata e dinë që ne kemi automjete të blinduara shumë të forta, njësi ushtarake dhe gjithçka tjetër. E bënë me qëllim. Ky është vendimi i tyre, me të cilin ne nuk pajtohemi”, tha Vuçiq.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate