4/11/2025 8:18:29 PM

Universiteti i Prishtinës me libra të vjetër dhe pa qasje në revista shkencore

Duhet të lexoni

Nga viti 1968 e deri në vitin 2013. Me librat e publikuar gjatë kësaj kohe shërbehen qindra studentë nëpër disa fakultete të Universitetit të Prishtinës.

Shumë prej programeve të studimit në këtë universitet publik nuk i kanë publike syllabuset e lëndëve. Por, disa prej tyre – në Fakultetin Ekonomik dhe atë Juridik, si dhe në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) – mund të gjenden online.

Në syllabusin e publikuar online për lëndën Kompjuterikë në FIEK, libri i përshkruar për “artin e programimit kompjuterik” është publikuar në vitin 1999.

Përkundër që, viteve të fundit, fusha e shkencave kompjuterike është zhvilluar hovshëm – duke çuar edhe në paralajmërime për rreziqet nga inteligjenca artificiale – studentëve u përshkruhet material rreth 25 vjet i vjetër.

Njohësja e zhvillimeve në fushën e arsimit, Arbisa Shefkiu, thotë se gjendja në UP sjell “shqetësime të thella dhe sfida”, të cilat, sipas saj, nuk po adresohen me seriozitet nga menaxhmenti.

“Mungesa e burimeve shkencore dhe literaturës adekuate në bibliotekat e fakulteteve paraqet një pengesë serioze për zhvillimin e njohurive dhe krijimin e një mjedisi të pasur akademik”, thotë Shefkiu për REL-in.

Ajo beson se rekomandimet e Agjencisë Kosovare për Akreditim të vitit 2020, sipas të cilave duhet të rriteshin investimet në hulumtime, të përmirësoheshin burimet shkencore dhe të zgjerohej bashkëpunimi ndërkombëtar, janë ende relevante dhe “të domosdoshme për të përmirësuar cilësinë e arsimit në UP”.

Në këtë kontekst, është e nevojshme që universiteti të kthehet drejt adresimit të këtyre sfidave për të siguruar një mjedis të pasuruar akademik dhe zhvillimin e studentëve. Përmirësimi i këtyre aspekteve do ta kthejë UP-në në një qendër të pasuruar dhe inovative për të gjithë komunitetin”, thotë Shefkiu.

Studentët, me përshtypje të ndryshme për literaturën

Radio Evropa e Lirë vizitoi FIEK-un të enjten, kur studentë të pranishëm shprehën mendime të ndryshme për literaturën që u jepet për të studiuar. Një gjë që kishin të përbashkët, ishte dëshira për të mbetur anonimë, nga frika se profesorët mund t’u hakmerren në notë.

“Literatura është llom”, tha njëri ndër studentët, që po qëndronte para dyerve të fakultetit.

Një tjetër grup i djemve thanë se, në fakt, literatura e përmendur në syllabus nuk përdoret fare dhe se ata mësojnë nga materialet që i prezantojnë profesorët gjatë ligjëratave.

Asnjëri prej studentëve me të cilët foli REL-i, nuk ishte në dijeni për revistat e ndryshme shkencore për fushat e tyre të studimit, por disa thanë se mendojnë se literatura është adekuate për mësimet bazë që marrin në fillim të studimeve.Universiteti publik në Milton Keynes të Anglisë, Open University, i cilëson revistat shkencore si “burimin e preferuar të informacionit akademik”.

“Ato zakonisht ofrojnë një perspektivë më aktualen sesa librat shkollorë dhe kanë besueshmëri për shkak të procesit të rishikimit nga kolegët. Artikujt e revistave [‘punimet’] të paraqitur nga studiues, vlerësohen nga ekspertë të fushës përpara se të publikohen”, thuhet në ueb-faqen e këtij universiteti.

Radio Evropa e Lirë pyeti në Zyrën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës se pse nuk është bërë abonimi me pagesë në revista shkencore ndërkombëtare, por nuk mori përgjigje.

As nga FIEK-u nuk pranuan ta komentojnë literaturën që u caktohet studentëve.

Sipas syllabuseve të publikuara në ueb-faqet e fakulteteve të UP-së, as artikujt shkencorë të publikuar nëpër revista shkencore të qasshme pa pagesë, nuk janë të përfshirë në planet e studimit.

Abonimet e shtrenjta

Rreth pesë vjet më parë, Universiteti publik i Kalifornisë në SHBA kishte ndalur abonimin në një prej publikuesve më të famshëm të hulumtimeve akademike, Elsevier, për shkak të çmimit të lartë.

Deri në vitin 2019, Universiteti i Kalifornisë kishte paguar rreth dhjetë milionë dollarë në vit për këtë abonim.

Abonimet në publikues të tillë si Elsevier, që ka në pronësi mijëra revista shkencore, u mundësojnë shpeshherë akademikëve edhe t’i publikojnë hulumtimet e tyre në to, e jo vetëm qasje për hulumtim.

Universiteti i Prishtinës prezantohet si “baza kryesore e kërkimit shkencor në vend”, mirëpo nuk ka ndonjë abonim të tillë.Buxheti i Universitetit të Prishtinës, sipas buxhetit të vitit 2024, do të jetë gati 32 milionë euro gjithsej – rreth një milion euro më pak sesa vitin e kaluar.

Rreth 30 milionë euro vijnë nga grantet qeveritare, ndërsa pjesa e mbetur janë të hyra vetanake të UP-së.

Projektet e planifikuara për këtë vit, përfshijnë ndërtimin e një laboratori, si dhe ndërtimin dhe renovimin e objekteve të disa fakulteteve.

Këshilli drejtues i UP-së – ku Ministria e Arsimit emëron katër anëtarë sipas Ligjit mbi arsimin e lartë – i raporton Ministrisë së Financave për shfrytëzimin e buxhetit të ndarë për universitetin.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI) nuk u përgjigj në pyetjet e REL-it lidhur me cilësinë e arsimimit në UP dhe buxhetin e këtij institucioni.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate