8/25/2025 10:48:06 PM

Ekspertit amerikan për Kurtin: Godite topin përpara Albin, jo prapa

Duhet të lexoni

Eksperti amerikan i politikës së jashtme dhe pedagogu në Shkollën e Studimeve të Avancuara në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, Edward Joseph ka shkruar lidhur me ndalimin e dinarit të Serbisë në Kosovë dhe seancën e së enjtes të Këshillit të Sigurimit të Organi6zatës së Kombeve të Bashkuara.

Joseph në një analizë të tij në X thekson se në vend të presionit ndërkombëtar fokusuar drejt Beogradit, ku edhe Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për zgjedhjet në Serbi, me të cilën kërkohet një hetim ndërkombëtar për mashtrime, Kurti po ftohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për edhe një moskoordinim rreth çështjes euro/dinar.

Sipas tij, Vuçiq mund të luajë mbrojtësin e madh të serbëve të Kosovës, në vend që t’u shpjegonte qytetarëve serbë pse vendi i tyre kërcënohet me ndërprerje të fondeve të BE-së për shkeljet zgjedhore.

Kjo seancë e KS të OKB-së duhet të shënojë një pikë kthese në politikën e Prishtinës. Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë partiakë duhet të kuptojnë dëmin e vetëshkaktuar ndaj interesave kombëtare të Kosovës nga populizmi i pandërprerë. Tani është koha për të ndryshuar kursin”, shkruan Joseph.

Ai thotë se së pari për euro/dinarin, Kurti duhet të prodhojë një plan, jo një ndalim.

“Së dyti, mënyra e vetme për t’u rikuperuar nga një autogol është të shënosh në rrjetën tjetër”, shkruan Joseph, duke thënë se duhet të zbatohet vendimi i Deçanit dhe të punohet seriozisht me Ambasadën Amerikane për zbatimin e Ohrit.

“Shkurtimisht, tregojini të gjithëve ndryshimin midis mënyrës se si një demokraci i trajton qytetarët e saj pakicë – dhe një autokracie të dëshpëruar për t’u kapur pas pushtetit. Godite topin përpara, Albin, jo prapa”, shkruan ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate