Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka shprehur pakënaqësinë për mungesën e mbështetjes nga aleatët gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u thirr pas ndalimit të dinarit në Kosovë.
“Kuptojeni, në OKB rëndësi ka fjala jonë nëse e mbështesin aleatët”, ka shkruar Çitaku, aktualisht nënkryetare e PDK-së.
“Dëgjojeni fjalimin e Ambasadores së SHBA-ve. Dhe aleatëve tanë. Mjerim dhe marrëzi që Qeveria jonë e solli punën në këtë pikë”.
“Sa më pak që të flitet në KS OKB për ne, aq më mirë”, ka theksuar ish-ambasadorja, e cila e ka përfaqësuar Kosovën disa herë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit