Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka folur edhe për marrëveshjet që janë arritur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Ai në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit, tha që është i gatshëm që të nënshkruajë marrëveshjen në OKB.
Refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen, duke respektuar integritetin territorial të Kosovës, është një tregues i synimit të Serbisë për të pushtuar Kosovën”, tha Kurti.