Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja e ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, janë nisur mbrëmjen e djeshme për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sot në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës.
Mbledhja e pazakontë e Këshillit të Sigurimit erdhi pas kërkesës së Serbisë për shkak të vendimeve të fundit të Republikës së Kosovës që lidhen me dinarin dhe me mbylljen e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.
Kujtojmë se gjatë javëve të fundit, tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit janë ‘rindezur’ sërish, kjo pas vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës, për të ndaluar përdorimin e monedhave të tjera (përfshi dinarin serb), veç Euros.
Pas kësaj ka ardhur reagimi nga ana e Serbisë, e cila ka kundërshtuar vendimin, duke e quajtur të padrejtë.
Ndërkohë SHBA dhe BE kanë bërë thirrje Kosovës që të mos ndëmarrin veprime të njëanshme që mund të rritin tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit.