9/15/2025 10:34:25 AM

Kuvendi i Serbisë konstituohet mes fishkëllimave e pankartave – opozita betohet në korridor

Duhet të lexoni

Seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë, ku u konfirmuan mandatet e deputetëve të përbërjes së re, kaloi me fishkëllima nga opozita. Deputetët e opozitës ishin para foltores me pankarta ku shkruhej “I keni vjedhur zgjedhjet” dhe “Hajdutë kthejini mandatet”.

Lista e opozitës Serbia kundër dhunës pretendon se zgjedhjet e dhjetorit ishin të parregullta, gjë që pushteti e refuzon. Për shkak të akuzave për vjedhje zgjedhore, deputetët e kësaj liste e kanë bërë betimin në korridorin e Kuvendit dhe jo në sallë.

Para tyre këtë e kanë bërë deputetët e koalicionit të djathtë Shpresa, i cili përbëhet nga Partia e Re Demokratike e Serbisë dhe Lëvizja për Rimëkëmbjen e Mbretërisë së Serbisë.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit, mandatet i fituan 10 lista zgjedhore, pesë prej të cilave janë pakicë.

Partia Progresive Serbe (SNS) me partnerët e saj të koalicionit do ta ketë shumicën në Kuvend.

Lista e saj zgjedhore, Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet, fitoi 129 nga gjithsej 250 mandate deputetësh. I dyti për nga numri i ulëseve në Kuvend është koalicioni opozitar Serbia kundër dhunës, me 65 mandate. Më pas është lista zgjedhore Ivica Daçiq – kryeministër i Serbisë, me 18 mandate dhe koalicioni i djathtë Shpresa për Serbinë, dhe lista e djathtë dhe pro-ruse Ne – Zëri i Popullit, do të ketë 13 deputetë secili.

Nga partitë e pakicës, Partia e Hungarezëve të Vojvodinës fitoi gjashtë mandate.

Listat zgjedhore të Usama Zukorliqit dhe Partisë së Veprimit Demokratik do të kenë nga dy mandate, ndërsa Lufta Politike e Shqiptarëve vazhdon, dhe Partia Ruse, nga një mandat.

Të rinjtë u mblodhën para Kuvendit për t’ë përshëndetur deputetët dhe për t’u treguar mendimin e tyre për “parregullsitë zgjedhore”.

Ata mbanin maska lepuri dhe lakër për simpatizantët, duke thënë se lista e votuesve është si lakra.

Seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë është mbajtur dy ditë para votimit të paraparë të rezolutës në Parlamentin Evropian për zgjedhjet në Serbi. Parlamenti Evropian, i cili kishte një mision vëzhgues në zgjedhjet në Serbi, diskutoi për këto zgjedhje më 17 janar.

Rezolutat e Parlamentit Evropian nuk janë detyruese.

Koalicioni opozitar Serbia kundër dhunës, ka kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë të mbahet pas datës 8 shkurt, kur deputetët e Parlamentit Evropian do të shpallin zgjedhjet e dhjetorit në Serbi.

Raportet e organizatave monitoruese vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tregonin se kishte parregullsi zgjedhore në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi. SNS-ja në pushtet dhe udhëheqja shtetërore i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Më 18 dhjetor, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) njoftoi se zgjedhjet u përcollën me parregullsi, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti i shtetit Aleksandar Vuçiq, fushata negative dhe përhapje frike, raporton rel.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate