Dikujt i thuhet se ka kancer çdo dy minuta në Mbretërinë e Bashkuar,por pak londinezëve do ja i kishte marrë mendja se mbreti Charles fatkeqësisht do të ishte njëri prej tyre. Ata shprehin tronditje dhe pikëllim kur mësuan se monarku britanik ishte diagnostikuar me një formë kanceri.
“Është shumë e trishtueshme. Mendimet e mia janë me të, me familjen. Shpresoj që të gjithë të mblidhen së bashku dhe uroj që ai të shërohet së shpejti.”
Disa qytetarë të tjerë në Londër thonë se Mbreti duhej të të pushojë dhe Ëilliam të marrë përsipër detyrat e tij.
“Më vjen shumë keq që e dëgjoj këtë. Lutem që ai të shërohet.”
“Ai do të ketë mjekët më të mirë, por mosha është kundër tij. Ai duhet të pushojë dhe të heqë dorë nga froni dhe t’ja kalojë William-it..”
Mosha është faktori më i madh i rrezikut për shumicën e kancereve dhe mbreti është 75 vjeç. Pallati Buckingham në një deklaratë sqaroi se ai zgjodhi të ndajë diagnozën e tij të kancerit me publikun për të shmangur spekulimet dhe për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen.
Charles, i cili u bë mbret në shtator 2022 pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëresha Elizabeth, ka filluar një sërë trajtimesh mjekësore dhe sipas Pallatit Mbretëror ai mezi pret t’i kthehet detyrave si mbret sa më shpejt të jetë e mundur. Për lajmin reaguan edhe liderët botërorë, përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden, ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, kryeministrin australian Antony Albanese , kryeministri kandaez Justin Trudeau dhe ai i Zelandës së Re. Përveç Rishi Sunak dhe figura të rëndësishme të politikës britanike si Boris Johnson dhe Liz Truss i uruan Charles shërim të shpejtë.
Klan News