Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për shkarkimin e nënkryetares e cila vjen nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu.
Për këto shkarkime reagoi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha ku njoftoi për prishjen e koalicionit me LDK-në.
Tutje ajo deklaroi se kërkesa e PDK-së që zona e Badovcit të ruhet nga ndërtimet dhe këmbimet ishte shkaku i shkarkimeve.