9/17/2025 9:09:36 AM

SHBA i dha “shuplakë” Qeverisë për dinarin, Lladrovci: Është dëshmi sa poshtë kemi ra

Duhet të lexoni

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se reagimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dëshmi se sa poshtë ka rënë Kosova.

Ky reagim i Lladrovcit vije një ditë pasi ndërkombëtarët, specifikisht SHBA-të qortuan rëndë Kosovën për veprimet e fundit të Qeverisë Kurti karshi serbëve të Kosovës.

Tutje, ai thotë se qortimi nga SHBA-të është ogur i keq për shtetin tonë, ngase nuk mund të gjejmë as mbrojtës e as avokat më të mirë, më të sinqertë e më të vendosur se Amerikën.

“Qortimi amerikan, nga Ambasada e ShBA-së, është ogur i keq, për shtetin tonë dhe shtetësinë, madje edhe për kombin, sepse, nuk mund të gjejmë as mbrojtës e as avokat më të mirë, më të sinqertë e më të vendosur se Amerikën. Qortimi amerikan është lajm i mirë vetëm për armiqtë tanë. Pas këtij qortimi, kah do të shkojë Kosova dhe cilët do të jenë avokuesit e shtetit dhe shtetësisë tonë?”, ka thënë ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Kah do të shkojë Kosova pas qortimit amerikan?

Kosova po prodhon lajme të mira për armiqtë e shtetit e shtetësisë së Kosovës!

Qortim i rëndë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është i paimagjinueshëm dhe për fat të keq, është dëshmi sa poshtë kemi ra.

Ky është qortim i dytë i rëndë me terma diplomatik si “kufizim i avokimit”, brenda pak ditësh nga aleati ynë më besnik. Kjo çdo atdhetar duhet ta brengosë. Lojë me shtet nuk ka.

Nga perspektiva 40 vjeçare politike, Kosova dhe populli i saj, mori sanksione të paimagjinueshme. Sanksionet erdhën nga shtetet mike që na ndihmuan me bukë, me ndërkombëtarizim të çështjes tonë, me pranimin e qytetarëve tanë që iknin nga regjimi serb, na përkrahën me ndihma gjithëpërfshirëse, me strehim dhe në fund, na përkrahën me bombardimet e caqeve ushtarake serbe.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate