9/19/2025 12:36:30 PM

Policia e Kosovës vëzhgohet nga taksistët serbë në veri

Duhet të lexoni

Policia e Kosovës në komunat veriore po vëzhgohet nga taksistët ilegalë serbë me targa të Beogradit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se janë duke i përcjellë këto grupe, ndërsa kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut Nexhat Ugljanin thotë se këto kompani së shpejti do të regjistrohen sipas ligjeve të Kosovës pasi ato janë të paregjistruara.

Radio-lidhje të tillë posedojnë vetëm Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë, por të njëjtat i përdorin edhe disa kompani taksie ilegale serbe në veri, të cilat po i shfrytëzojnë ato dhe grupet në aplikacionin Viber për të përcjellë lëvizjet e Policisë së Kosovës në veri dhe pikat kufitare Bërnjak e Jarinjë.

Këto grupe komunikojnë në mes vete për të treguar vendndodhjen e Policisë së Kosovës dhe kur vendosen në pikat statike.

Nuk ka më”, “Pompa e Nishit, tuba të gjatë, po kryejnë kontroll”, “Varrezat turke, ndalojnë nga drejtimi KM”, “Ata nuk janë më në Lagjen e Boshnjakëve”, “Patrulla matanë rrugës pompat Nish – KM”, “Ata ndalojnë në palestër drejt kodrës”, janë disa nga mesazhet e shumta.

Ndryshe, sipas kryesuesit të kuvendit komunal, në Mitrovicë të Veriut veprojnë rreth 70 taksi ilegal me tabela të Serbisë dhe brenda 15 ditësh do të merret vendimi për regjistrimin e tyre në targa RKS. /Tëvë1


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate