9/19/2025 10:48:13 PM

Krerë të policisë e ministra vizitojnë zonat kufitare në veri

Duhet të lexoni

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë sot detaje për vizitën e drejtorit të përgjithshëm të PK-së, Gazmend Hoxha, ministrit të MPB-së, Xhelal Sveçla dhe ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në zonat kufitare në Bërnjak, Jasenovik dhe tek liqeni i Ujmanit.

Sipas policisë, qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë punën e zyrtarëve policorë, të cilët me patrullimet e tyre mbulojnë atë pjesë të zonës kufitare. 

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe Drejtorin e Departamentit Kufitar z. Fehmi Xhata, vizituan zonën kufitare në Bërnjak, Jasenovik dhe atë të liqenit të Ujmanit. Qëllimi i kësaj vizite ishte e një rëndësie të veçantë, për të parë punën e zyrtarëve policorë, të cilët me patrullimet e tyre mbulojnë atë pjesë të zonës kufitare, për të ofruar siguri si dhe për të parandaluar krimin e kontrabandën e mallrave”, thuhet në njoftim. 

Tutje aty thuhet se ministrat dhe stafi menaxhues u njoftuan nga afër me punën, angazhimin, përkushtimin dhe vështirësitë e punës në baza ditore të zyrtarëve policorë, në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të ndryshme kriminale.

“Përveç tjerash kjo vizitë vie edhe pas raportimit në media lidhur me kontrabandën në këtë zonë kufitare, ku ministrat dhe stafi menaxhues u njoftuan nga afër me punën, angazhimin, përkushtimin dhe vështirësitë e punës në baza ditore të zyrtarëve policorë, në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të ndryshme kriminale. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore në ruajtjen e rendit kushtetues, ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e kontrabandës dhe krimit trans kufitar”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta10


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate