Një aksident trafiku ka ndodhur sot tek Kroni i Mbretit, ku për pasojë ka vdekur një person i cili kishte pësuar lëndime, shkruan GazetaDemos.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili ka njoftuar se rasti në fjalë ka qenë një vetaksident.
“Rreth orës 13:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Njësia policore e trafikut njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për tretman mjekësor… Lidhur me njoftimin rreth aksidentit që ua kemi përcjellë më herët, nga Emergjenca jemi njoftuar se personi që është dërguar për trajtim mjekësor, tashmë është pa shenja jete”, ka potencuar ai për Demos.