9/23/2025 9:30:19 PM

“Politika e gabuar e Vuçiq”, ish-diplomati serb: Serbia brenda pak muajsh do të zhduket krejtësisht nga Kosova

Duhet të lexoni

Ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviq, ka thënë se ndalimi i dinarit në Kosovë dhe mbyllja e komunave paralele është në përputhje me udhërrëfyesin e Ohrit, të cilin e ka pranuar vitin e kaluar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vujoviq tha për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” se Vuçiq vendosi t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara” me shumë vonesë”

“Vuçiq luajti duke pranuar të gjitha pikat nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit. Ai ua dorëzoi gjithë Kosovën institucioneve shqiptare të Kosovës dhe tani është e kotë të kërkosh ndihmë nga Këshilli i Sigurimit. Në fund të fundit, Uashingtoni nuk do të lejojë një seancë për temën e Kosovës para zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe parlamentare europiane, si dhe për shkak të situatës në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme”, thotë Vujoviq.

Sipas tij, pas heqjes së dinarit dhe ndalimit të punës së organeve komunale në Kosovë të emëruara nga Qeveria e Serbisë, do të pasojë integrimi i plotë i shëndetësisë dhe arsimit serb në sistemin e Kosovës.

“Përveç kësaj, të gjitha kompanitë serbe nga veriu i Kosovës do të duhet të riregjistrohen në Agjencinë Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve.

“Për shkak të politikës së gabuar të Vuçiqit, vendi i Serbisë do të zhduket plotësisht nga Kosova në muajt e ardhshëm”.

Ai shtoi se Vuçiq e ka humbur plotësisht kredibilitetin e tij si në skenën politike të brendshme ashtu edhe në atë ndërkombëtare dhe se askush nuk i beson më atij, as serbët në Kosovë.

“Pas ngjarjeve tragjike në Banjska të 24 shtatorit dhe vjedhjes së zgjedhjeve të 17 dhjetorit, korrupsionit masiv dhe zbulimit të një aplikacioni Skype që dëshmonte për lidhjen e pushtetit të lartë me qarqet kriminale, Vuçiq është një njeri i shantazhuar shumë herë. Tani, për të ruajtur pozitën e tij, ai duhet të luajë me muzikën e Albin Kurtit dhe Perëndimit dhe më 8 shkurt do të laget në mënyrë të pakëndshme me ujë të ftohtë në Parlamentin Evropian”, theksoi Vujoviq

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate