Ka nisur konferenca e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishit për të gjeturat dhe keqpërdorimet në njësitë për patentë-shoferë në Kosovë.
Durimishi duke folur për të gjeturat në njësitë për patentë-shoferë tha se rastet kanë të bëjnë me ndërmarrje kriminale
Ditë më parë Ministria e Infrastrukturës ua ka ndërprerë marrëdhënien e punës tre ekzaminerëve të angazhuar në departamentin për patentë shofer.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte thënë se vendimi është marrë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.