Prokuroria e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në fshatin Gorazhdec të Pejës dhe në Osojan të Istogut.
Sipas Klanit, në këto dy fshatra janë të përqendruara strukturat paralele serbe.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqin, ka thënë se aksioni ka të bëjë me dyshimin se po kryhen veprimtari ilegale që janë në kundërshtim me ligjin.
“Aktualisht Prokuroria bashkë me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar aksion në disa lokacione me kompetencën e Prokurorisë së Pejës dhe aktualisht bashkë me Policinë e Kosovës aksioni është duke u zhvilluar. Pas përfundimit të aksionit, do të ju njoftojmë për gjetjet. Kjo po bëhet lidhur me dyshimin se ka veprimtari ilegale që janë në kundërshtim me ligjin”, është shprehur Nikqi.