Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv.Sipas njoftimit,
Kurti i ka shprehur ngushëllime ambasadores Ziv për viktimat e sulmeve nga Hamasi, teksa ka theksuar mbështetjen e Qeverisë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, dhe uroi që së shpejti do të mund të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm, i përhershëm.Në takim ata folën edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve që sot shënojnë tre vjetorin e vendosjes së tyre, thuhet në njoftimin nga Kryeministria.
Ata diskutuan rreth mundësisë për organizimin e një Forumi Ekonomik që do të shërbente si mundësi për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për të investuar në Kosovë”- ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.