Një objekt në qendër të Prishtinës që dyshohet se është përdorur nga një shoqatë serbe është bastisur gjatë ditës së sotme.
Për çudi objekti në fjalë ishte ‘derë më derë’ me stacionin e Policisë së Kosovës.
Gazetarja e Kanal10, Arta Mustafa ka raportuar se në atë objekt dyshohet se ka qenë e vendosur një shoqatë serbe.
Sipas saj, gjatë kohëve të fundit ky objekt është frekuentuar si ambulancë, raporton gazeta10.
“Kanë qenë qytetarët serb që kanë marrë shërbime mjekësore”, ka thënë Mustafa.
Ajo ka treguar se bastisja e këtij objekti ka ndodhur pas dyshimeve që kanë pasur dy ministrat e Qeverisë së Kosovës, ai i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ai i mbrojtjes, Xhelal Sveçla. /Gazeta10/
Detajet e fundit rreth kësaj bastisje i gjeni në video me poshtë…