Lidhur me këtë ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se sipas afatit të rregullt, zgjedhjet duhet të mbahen në fillim të vitit 2025, por në rast se partitë politike dakordohen, mund të mbahen më herët, shkruan lajmi.net.
“Ju e dini që zgjedhjet sipas afateve të rregullta duhet të mbahen në fillim të vitit 2025. Në qoftë se partitë politike kanë dakordim për t’i mbajtur ato më herët, janë disa opsione të cilat i lejon Kushtetuta e Kosovës. Një prej tyre është që Kuvendi të shpërndahet më herët, por për një gjë të tillë duhen 2/3 e votave, rrjedhimisht duhet një lloj pajtimi ose dakordimi ndërmjet shumicës dërmuese të partive politike që janë në Kuvendin e Kosovës për një datë të mëhershme”, tha ajo.
Osmani shtoi se nëse arrihet dakordimi nga shumica, ajo do të shpallë datën e re të zgjedhjeve brenda 30 deri 45 ditëve.
“Në qoftë se arrijnë këtë dakordin, atëherë në momentin që ata dakordohen dhe e shpërndajnë Kuvendin, si presidente, unë e shpalli datën e re të zgjedhjeve brenda 30 – 45 ditëve. Tani nuk ndërhyj në proceset e tilla. Megjithatë, në qoftë se ka kërkesa nga partitë politike, dhe këtu po flas edhe nga mazhoranca, edhe nga opozita që t’i mbledhi të gjithë në mënyrë që të diskutohet një datë më e re, natyrisht që këtë e bëj, mirëpo nuk është asnjëherë punë e presidentes që të imponoj datë më të hershme sesa ajo që është e paraparë me Kushtetutë në proceset e rregullta”, shtoi Osmani.
Theksojmë se opozita në Kosovë po kërkon mbatjen e zgjedhjeve të parakoshme. /Lajmi.net/