Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në Presidencë ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e Presidencës, thuhet se gjatë takimit Osmani dhe Rohde folën për zhvillimet e fundit në vend, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku u potencua rëndësia që ky proces të përmbyllet me sukses.
“Tutje, në takim u diskutua për një sërë nismash e projektesh të interesit të përbashkët, gjersa Presidentja Osmani foli edhe për edicionin e dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë si një platformë për ta avancuar bashkëpunimin bilateral në drejtim të përmbushjes së kësaj agjende”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Presidencës.