Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar me vota 65 pro, kundër tre, pa asnjë abstenim, qeverinë teknike të drejtuar nga kryeministri i parë shqiptar Talat Xhaferi.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së ndonëse ishin në sallë ata ashtu edhe siç paralajmëruan nuk votuan qeverinë teknike, derisa deputetët e opozitës shqiptare nuk ishin prezentë në sallë.