Ka nisur seanca në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku pritet të zgjidhet Qeveria teknike me mandatar Talat Xhaferin.
Kjo qeveri do të funksionojë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj.
Roli dhe kompetencat e kryeministrit teknik, i cili buroi si ide e negociatave të “Përzhinës” në vitin 2015 është i kufizuar nga fuqia ekzekutive.