Kanadaja ka arritur një marrëveshje me Turqinë për të rifilluar eksportet e pjesëve të dronëve në këmbim të transparencës se ku përdoren ato. Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi pasi Ankaraja të përfundojë ratifikimin e ofertës së Suedisë pët t'u antëtarësuar në NATO, raporton Reuters. Pas 20 muajsh vonesë, Turqia lëvizi me shpejtësi këtë javë për të miratuar anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake perëndimore, duke përfshirë një votim parlamentar dhe nënshkrimin presidencial dhe duke e lënë Hungarinë si aleatin e vetëm që ende nuk e ka ratifikuar atë. Turqia pritet të dërgojë dokumentet përfundimtare në Uashington të premten, gjë që do t'i hapte rrugën Kanadasë për të hequr menjëherë kontrollet e eksportit që ajo miratoi në vitin 2020.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kanadeze Charlotte MacLeod tha për Reuters se ndërsa kontrollet e eksportit mbetën aktualisht në fuqi, ata synonjnë të zgjidhte çështja me Turqinë duke pasur parasysh statusin e saj si aleate e NATO-s.
Kanadaja dhe Turqia vazhdojnë të angazhohen në shkëmbime të sinqerta për marrëdhëniet tona dypalëshe, ekonomike dhe tregtare," tha ajo.