Gazetari i RTK-së, Ridvan Berisha, është fyer nga komente të ndryshme në Facebook, pas një postimi që ai ka bërë në rrjetin e tij social, shkruan Scanner.
Berisha kishte shkruar për ndërprerjen e energjisë elektrike. “Me sot, Qeveria jone, duke e shpalle gjendjen emergjente dhe duke na thene se per 60-te dite do te kete reduktime me gjase pa kanar hiq, a po mendoni se ky vendim eshte nje denim kolektiv per qytetarin, nje paraburgim i llojit te vet?!
Shpejt i kalojme dy muaj\!
50 ore deri me tash pa rryme!
U bene 65 ore pa rryme, sot, me date: 25.12.2021!”, kishte shkruar ai.
Më pas, kryetari i njërës prej sindikatave në RTK, Fadil Hoxha, kishte publikuar një postim në Facebook, ku kërkonte të merreshin masa ndaj personit që po i publikon postimet e Berishës, në portalin e RTK, duke nxitur kështu mbështetësit e VV-së të fyejnë z.Berisha.