Partia e Ashkalinjve për Integrim, është larguar nga koalicioni qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.
Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj partie, Gani Elshani, përmes një postimi në Facebook.
E me këtë rast disa këshilltarë dhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmani do të largohen nga pozitat e tyre, sipas Elshanit.
Elshani i ka bërë ‘like’ një komentuesi në postimin e tij, i cili ka shkruar: “Mos thuj se ka shanca mu prish kjo qeveri”.
Qazim Rrahmani ishte emëruar nga Kurti në pozitën e zv/ministrit të Ministrisë së Financave në prill./gazetametro.net