11/28/2024 8:48:53 AM

Analiza e BBC: Fitorja e thellë e Trump në Iowa, ç’do të thotë kjo për rivalët e tij

Duhet të lexoni

Kjo ishte ndoshta fitorja më pak befasuese në historinë e përballjeve të garave presidenciale të shtetit të Iowa. Donald Trump fitoi me një shumicë dërrmuese në garën e parë brenda republikanëve për zgjedhur kandidatin që do të garojë për President. Diferenca ishte aq e thellë sa edhe sondazhet e kishin parashikuar për muaj të tërë. Por dominimi me vota ishte vetëm një arsye pse ish-presidenti u shfaq i kënaqur të hënën mbrëma.

Asnjë nga rivalët kryesorë të Trump, Nikki Haley dhe Ron DeSantis, nuk u shfaqën si sfidues kryesorë – kështu që vota jo-Trump mbetet e ndarë. Ndërkohë, rivali i tij më i ngjashëm ideologjikisht, Vivek Ramaswamy, njoftoi se do të tërhiqej dhe do të mbështesë Trump në garën për New Hampshire të martën. Më poshtë vjen një vështrim më i thellë se përse rezultatet në Iowa ishin kaq domethënëse në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Kjo është ende partia e Donald Trump

Fitorja e Trump në Iowa ishte historikisht masive. Ai fitoi më shumë vota në të gjitha, përveç njërit nga 99 qarqet e Iowa-s (ai humbi tjetrin vetëm me një votë të vetme). Askush deri tani nuk kishte mbizotëruar në një garë në Iowa me më shumë se 12 pikë. Diferenca e Trump është afër 30% dhe ai mund të ketë siguruar shumicën e republikanëve që shkuan për të votuar. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Trump kishte fituar 51%, DeSantis me 21% dhe Haley me 19% të votave.

Zgjedhjet në Iowa janë edhe një sondazh për të shpjeguar saktësisht pse oferta e Trump ka qenë e suksesshme deri më tani. Rreth gjysma e republikanëve e konsiderojnë veten pjesë të lëvizjes së Trump, “Make America Great Again”. Fitorja e zotit Trump ishte gjithashtu e gjerë. Ai ka bërë për vete të rinj, të moshuar, burra e gra. Ai gjithashtu fitoi edhe tek votuesit evangjelistë dhe konservatorë të së djathtës, të cilët kishte vështirësi t’i fitonte në vitin 2016.

Zakonisht, kandidatët presidencialë që humbin në zgjedhje përballë demokratëve zbehen nga kujtesa, pa mundur kurrë të zhdukin njollën e humbjes. Ndërsa Trump ka arritur të bindë republikanët, në Ioëa dhe në nivel kombëtar se ai nuk humbi përballë Biden. Një shumicë e madhe e votuesve në Iowa i thanë CBS se ata besonin se Trump ishte fituesi i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, një numër që arriti në 90% mes mbështetësve të Trump.

Pozicioni dominues i Trump brenda Partisë Republikane ka qenë i pakundërshtueshëm, por fitorja e tij këtu, në kontekst më të gjerë të politikës moderne amerikane, është e jashtëzakonshme. Tre vjet më parë, ai përfundoi mandatin e tij të parë presidencial nën një re polemikash, fushata e tij për të sfiduar humbjen e tij ndaj demokratit Joe Biden kulmoi me trazirat e Kapitolit të 6 janarit. Ai përballet me dy procese penale që rrjedhin nga këto veprime.

Tani, si fitues i republikanëve të Iowa-s, ai ka bërë hapin e parë të rëndësishëm drejt zgjedhjes si kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Trump ka ende punë për të bërë për t’u bërë një “standard republikan”. Ai do të përballet me një sfidë më të madhe nga Haley në Neë Hampshire javën e ardhshme, ku sondazhet tregojnë se epërsia e tij dikur dominuese është pakësuar në pothuajse një shifër. Por ai është ende favoriti dërrmues në garë.

Asnjë rival i qartë nuk doli nga Iowa

Duke analizuar rezultatet e Iowa-s shumica e intrigave elektorale ishte përqendruar se cili kandidat do të zinte vendin e dytë pas Trump. Në fund, rezultoi të ishte DeSantis ai që u largua me çmimin e dytë. Megjithatë, kjo nuk është shumë një arritje, duke pasur parasysh ngushtësinë me të cilën guvernatori i Floridës e mbylli përpara zonjës Haley që investoi kaq shumë kohë dhe burime në Iowa.

Rezultati, dhe zotimi i DeSantis për të vazhduar me fushatën e tij, nuk duket se do të sigurojë ndonjë përballje kokë më kokë me Trump në ditët në vijim. Në fakt, rezultati mund ta bëjë fitoren e Trump edhe më të madhe, pasi strategjia e tij përça dhe pushto është ende në fuqi.

I vetmi kandidat që u largua, Ramaswamy, do të pastrojë më tej rrugën për ish-presidentin, pasi sondazhet e opinionit publik tregojnë se mbështetësit e tij kanë Trump si zgjedhjen e tyre të dytë. Ai mblodhi vetëm rreth 8% të votave në Iowa.

Rezultati i Iowa-s do t’i lejojë ish-presidentit të përqendrojë më tej betejën e tij tek presidenti Biden, diçka që e bëri me padurim gjatë fjalimit të tij të fitores të hënën mbrëma. Nga ana e tyre, demokratët duket se po e mirëpresin përballjen dhe mundësinë për të shfrytëzuar atë që ata e shohin si dobësi të zotit Trump. Një seri fitoresh dominuese, duke filluar nga Iowa, do t’i japin vrull ish-presidentit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Dedikim për Xhensilën? Bes Kallaku thyen HESHTJEN pas zhurmës në rrjet me këngët e tij!

Bes Kallaku, një prej emrave më të përfolur të momentit në showbiz-in shqiptar ka folur për herë të par&e ...

Xuxi, Vullnetit: Boll burrë ke dalë, hallall të qoftë që u puthe me Gresën

Xuxi e ka biseduar me Vullnetin puthjen që ky i fundit e shkëmbeu me Gresën.Ai i tha Vullnetit se “boll burrë ke dalë q ...

“Me ta kallë krejt lojën”, Gresa dhe Vullneti bëjnë planin e ri

Gresa e Vullneti kanë biseduar për një plan të ri brenda shtëpisë më të famshme në vend.Ai i propozoi Gre ...

Jetë / Stil

Nuk është paraja! Studimi i fundit tregon se çfarë i bën njerëzit të lumtur

“Jemi kafshë sociale”, thoshte Aristoteli mijëra vjet më parë. E jeta nuk ka ndryshuar shumë që atëher& ...

Ndryshimi i orës po dëmton shëndetin e njerëzve – ekspertët ngrenë alarmin: Të mbahet gjithmonë ora dimërore

Në orën 03:00 të mëngjesit, në datën 27 tetor, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke shënju ...

5 përfitimeve të rozmarinës: ilaçe natyrale për shëndetin dhe mirëqenien tuaj

Rozmarina është një barishte që është dashur me shekuj, jo vetëm për cilësitë e saj aromatike, por e ...

Sport

Shqipëria gjobitet rëndë nga UEFA

Shqipëria u gjobit për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë nga tifozët “kuqezi” dhe për transmet ...

Arsenali mposhtet nga Newcastle United

Arsenali është mposhtur 1-0 në udhëtim te Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Lig&eu ...

Liverpooli shënjestron dy sulmues për ta zëvendësuar Salahun

Mohamed Salah ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës në “Anfield” dhe Liverpooli ka shënjestruar ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate