11/22/2025 9:56:33 PM

BE drejt kushtëzimit të anëtarësimit të Serbisë në BE

Duhet të lexoni

BE-ja po punon për ta kushtëzuar anëtarësimin e Serbisë me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën. Kushtëzimi i anëtarësimit ka për të pasur efekt në kalkulimet politike të presidentit Vuçiq, sipas analistëve politikë.

Në mesin e kushteve detyruese për Serbinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian pritet të përfshihet edhe zbatimi i marrëveshjeve që Serbia i ka arritur deri tani me Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Për këtë është duke punuar Komisioni Evropian, dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së (EEAS) për ta ndryshuar kornizën e bisedimeve në kapitullin e 35 me Serbinë për anëtarësim.

"Puna në këtë drejtim po vazhdon në përputhje me kërkesën e vendeve anëtare", tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Kërkesa për ndryshim të kushteve në kapitullin 35 u bë nga shtetet anëtare të BE-së, pasi Serbia zyrtarisht përmes kryeministres së saj, Ana Brnabiç, tha se "vendi i saj nuk do t'i zbatonte të gjitha marrëveshjet, për të cilat u pajtua me Kosovën”.

Kurti: Serbia nuk respekton marrëveshjen për normalizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas një mbledhje të qeverisë e akuzoi Serbinë se nuk po e respekton Marrëveshjen për normalizim të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. "Neni një i marrëveshjes thotë që palët, pra Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore me njëra-tjetrën, bazuar në të drejtat e barabarta. Serbia megjithatë, zgjedh gjithçka mbi zhvillimin e marrëdhënieve të mira me neve, ajo në të vërtetë zgjedh ta sulmojë Kosovën, siç bëri më 24 shtator 2023 në Banjskë, dhe pastaj t'i mbrojë kryerësit e kësaj vepre në krye me Millan Radoiçiçin", tha Kurti.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, e mori përgjegjësinë për kryerjen e sulmit ndaj Policisë së Kosovës më 4 shtator të vitit të shkuar nga një grup serbësh të armatosur. Kosova dhe Serbia vitin e shkuar arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksin për zbatimin e saj e njohur si marrëveshja e Ohrit. Këtë BE-ja po do që ta bëjë "ligjërisht të detyrueshme”, ndonëse palët u pajtuan me marrëveshjen, por nuk vendosën firmat.

Në tetor të vitit të shkuar, udhëheqësit e Gjermanisë, Kancelari Scholz, Presidenti i Francës Macron, kryeministrja e Italisë Meloni dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, i kërkuan kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërsa, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ta njohë de facto Kosovën.

Vuçiç: Na kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës

Ditë më parë, këtë e rikujtoi vet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se "Evropa po i kërkon Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës”. "De facto ose de jure, kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë”, tha Vuçiq për mediet në Serbi.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga ana e tij, tha se "Asociacioni nuk është top prioriteti i normalizimit, është marrëveshja bazike, andaj të gjithë kolegët e mi, jo vetëm në Kosovë, unë i lus që të mos e nxjerrin nga paketa draft-statutin ose Asociacionin si një çështje”, tha Kurti, duke shtuar se "nga 11 nenet e Marrëveshjes bazike, së paku tetë janë shkelur nga Serbia”, prandaj ai kërkoi reagim nga Bashkimi Evropian. "Ne kërkojmë siguri ligjore, jo vetëm për zbatim të marrëveshjes por edhe për respektim dhe mos-shkelje të saj. Kjo është arsyeja kryesore pse kemi kërkuar të ketë nënshkrim të marrëveshjes”, tha Kurti.

Pas kësaj deklarate të Kurtit, i menjëhershëm ishte reagimi i Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i cili e akuzoi kryeministrin e Kosovës, për siç tha, "shkelje të marrëveshjeve në Bruksel”, veçmas atë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. "Kurti as nuk mund të rishkruajë marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel 11 vjet më parë, zbatimi i së cilës garantohet nga Bashkimi Evropian, as nuk mund të shkruajë apo të flasë asnjë fjalë pa sulmuar Beogradin dhe serbët në Kosovë, sepse, kjo është e vetmja gjë që ai di të bëjë”, tha Petkoviç.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate