Një 35-vjeçar është vrarë me armë zjarri këtë të hënë në fshatin Gjoçaj të Peqinit, në orën 08:39, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e Shqipërisë bën të ditur se A.B., u vra në rrethana ende të paqarta.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar Policia dhe grupi hetimor.
“Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve./GazetaSinjali/