11/19/2025 7:53:45 AM

BE: Serbët në Kosovë s’po diskriminohen, të pajisen me pasaporta të Kosovës nëse dëshirojnë të udhëtojnë pa viza

Duhet të lexoni

Komisioni Evropian ka mohuar në mënyrë kategorike pretendimet se serbët e Kosovës po diskriminohen pasi nuk po mund ta shfrytëzojnë vendimin e liberalizimit të vizave meqë Bashkimi Evropian ende nuk po mund të marrë një vendim të përbashkët ndërinstitucional që ky vendim të vlejë edhe për bartësit e pasaportave ilegale serbe.

“Banorët serbë po ashtu mund të zgjedhin të aplikojnë për pasaporta biometrike të Kosovës për të udhëtuar në BE pa viza nga 1 janari i vitit 2024“, ka thënë Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme.

Në prill të vitit të kaluar, Komisioni Evropian kishte theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën – i cili hyri në fuqi më 1 janar – vlente vetëm për poseduesit e pasaportave të Kosovës dhe jo për ata qytetarë që kanë pasaporta të Administratës Koordinuese, e cila punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, e të cilat pasaporta sipas Qeverisë së Kosovës janë ilegale.

Megjithatë Komisioni Evropian më 16 nëntor propozoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të vlejë edhe për ata që posedojnë pasaporta ilegale, gjë që u kundërshtua nga Qeveria e Kosovës.

Që nga nëntori i vitit të kaluar nuk është marrë asnjë vendim në këtë drejtim, ndërsa Komisioni Evropian tha se që po pret që në procesin e përbashkët ndërinstitucional në Bashkim Evropian të miratohet kërkesa e tij që liberalizimi i vizave të vlejë edhe për bartësit e pasaportave të Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës.

Pasi të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, ky propozim do të plotësojë hyrjen në forcë të regjimit pa viza për bartësit e pasaportave të Kosovës. Kjo di tu mundëson të gjith qytetarëve të Ballkanit Perëndimore të udhëtojnë pa viza në BE“, tha për Radion Evropa e Lirë Anitta Hipper.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate