11/19/2025 5:07:01 AM

Vuçiq frikësohet nga armatimi i FSK-së: Amerika po e udhëheq këtë, po merren njerëz serioz

Duhet të lexoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq duket se po frikësohet nga zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po e fuqizojnë atë.

Mediumet serbe raportojnë se Vuçiq i ka bërë sot këto deklarata, ku ka pretenduar se FSK-ja dëshiron të ketë 350 mjete armatosura dhe mbi pesë mijë ushtarë profesional.

“Amerika po e udhëheq këtë, ekspertë të fuqishëm, njerëz serioz po e bëjnë këtë, dhe ata do të jenë mentalisht, fizikisht dhe në mënyrë të organizuar gati. Amerikanët dhe NATO janë duke e bërë këtë në një mënyrë serioze e të përgjegjshme” – citohet të ketë thënë ai.

Më tej, Vuçiq pretendoi se Serbia po përgatitet për më shumë investime në pajisje ushtarake.

“Tani jemi duke përgatitur një paketë të re prej 150 milionë euro të tjera dhe 400 milionë euro të tjera për gjithë këto vite për pajisje shtesë dhe armatim të Forcave të Armatosura të Serbisë, dhe ky vit do të jetë më i fuqishmi dhe më i madhi në aspektin e pajisjeve ushtarake…” – ka thënë ai.

Vuçiq, tutje raportohet se ka thënë që “është e rëndësishme që gjithmonë të ketë kontroll të plotë mbi atë që po ndodhë”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate