11/14/2025 3:59:02 PM

Financial Times: Gjendja e rëndë e Sandulloviqit hedh hije mbi regjimin e Vuçiqit

Duhet të lexoni

Kur politikani i opozitës serbe, Nikolla Sandulloviq postoi një video duke kërkuar falje për krimit e luftës të vendit të tij në Kosovë, policia sekrete e arrestoi dhe e rrahu, sipas avokatëve dhe familjes së tij.

Sandulloviq pretendon se më 3 janar një furgon i zi u tërhoq në shtëpinë e tij dhe e çoi në selinë e Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë (BIA), ku ai thotë se u rrah nga reth 15 aggentë të qeverisë. Ai u kthye të nesërmen në një gjendje kritike dhe u shtrua në spital për pak kohë përpara se të transferohej në burg dhe të shkëputej nga bota e jashtme, raporton “Financial Times”

Ekipi ligjor i Sandulloviqit në Beograd dhe Londër paraqiti një ankesë në komitetin e OKB-së kundër torturës në fillim të kësaj jave, duke pretenduar se klientit të tyre iu mohua procesi i rregullt ligjor ose kujdesi i duhur mjekësor dhe se jeta e tij mund të jetë në rezik.

BIA konfirmoi se Sandulloviq është në paraburgim me akuzën e nxitjes së urrejtjes etnike, por mohoi se ndaj tij ishte ushtruar ndonjë dhunë.

Gjendja e tij ka hedhur një hije mbi sundimin e presidentit nacionalist Alleksandar Vuçiq, rizgjedhja e fundit e të cilit ka nxitur protesta të gjera kundër mashtrimit të pretenduar zgjedhor dhe një rrëshqitje drejt autokracisë. Brukseli dhe Londra i kanë kërkuar qeverisë së tij më shumë informacion reth incidentit.

Sandulloviq, një ish-agjent i sigurisë, është një figurë e vetmuar në Serbi në thirrjen që vendi i tij të njohë Kosovën si një komb sovran. Ish-krahina serbe u shkëput pas një lufte në 1999, por Beogradi nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e saj.

Më 2 janar, Sandulloviq postoi një video në X duke vendosur lule te varri i familjes së njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila udhëhoqi luftën e rezistencës kundër sundimit serb dhe të cilën Beogradi e ka etiketuar si organizatë terroriste.

Në postimin e tij në rrjetat sociale, Sandulloviq tha se ai ishte “i vetmi politikan nga Serbia që erdhi për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare… Unë kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”.

Alleksandar Vullin, i cili kohët e fundit dha dorëheqjen si shef i BIA-s pasi u sanksionua nga ShBA për lidhje me qeverinë ruse, si dhe kontrabandë armësh dhe droge, ka marrë përgjegjësinë për urdhërimin e arrestimit të politikanit.

Të mërkurën, shërbimi pranoi se kishte marrë në pyetje Sandulloviqin, por tha se ai “nuk i ishte nënshtruar ndonjë përdorimi të paligjshëm të forcës fizike ose shkeljes së lirisë dhe të drejtave”. BIA ka dashur vetëm të “zbardhë kontekstin e veprimeve të paligjshme të Sandulloviqit, të cilat prokurori kompetent i ka klasifikuar si vepër penale… duke nxitur urrejtje dhe intolerancë kombëtare, racore dhe fetare”.

Shërbimi tha se raportet e aggentëve të tij që e kishin rrahur atë ishin të rreme dhe kishin për qëllim destabilimin e situatës së sigurisë në vend.

Në detyrë që nga viti 2017, Vuçiq është akuzuar se po bëhet më autoritar dhe se ka bërë pak për tëshuar tensionet me Kosovën, të cilat u ndezën në shtator kur një grup militantësh serbë hynë në përleshje të armatosur në një manastir, duke çuar në katër vdekje. Vuçiqi e dënoi sulmin, por gjithashtu i dha strehë liderit të grupit të armatosur.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti javën e kaluar tha se sulmi ishte “i ngjashëm me atë të Putinit ndaj atyre që refuzojnë të marrin pjesë në mohimin e gjenocidit”, duke iu referuar goditjes së presidentit rus ndaj disidencës.

Në një seancë parlamentare në fillim të kësaj jave, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron i përshkroi akuzat e Sandulloviqit si “jashtëzakonisht shqetësuese” dhe tha se ai i kishte kërkuar palës serbe më shumë informacion.

Komisioni Evropian i ka kërkuar gjithashtu Beogradit të shpjegojë se çfarë ka ndodhur.

“Ne presim që të drejtat e të gjithë qytetarëve të respektohen. Çdo ndalim duhet të bazohet në dyshime të arsyeshme… dhe çdo akuzë e besueshme për dhunë duhet të ndiqet në mënyrë efekive”, tha zëdhënësja e komisionit, Ana Pisonero. Gazeta 10


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate