11/11/2025 10:10:44 PM

“Liridona dhe Bedrija, viktima të xhelozisë së sëmurë”/ Ngjela: Duhet studiuar “kafka” e burrave

Duhet të lexoni

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar këtë të enjte në “Breaking” në Top Neës, analizoi vrasjet e grave në vend, duke u ndaluar te vrasja e Liridona Ademajt dhe vetëvrasja e Bedrie Lokës.

Për shumë gra si Bedrie, u shpreh Ngjela, burrat i shtyjnë në vetëvrasje.

“Ne jemi një shoqëri që e ka pasur domosdoshmëri ngrohtësinë familjare. Por, çfarë ka ndodhur? Është prishur! Tendencat për një jetë më të pasur, i kanë larguar të rinjtë nga Shqipëria. Në këto momente, është cenuar dashuria prindërore. Ka braktisje, ky është një shkak i vetëvrasjes, sepse nuk ka motiv për të jetuar. Kemi shumë vetëvrasje grash, që i detyron bashkëshorti, i cili nuk i do më. Ai e shtyn në vetëvrasje, sepse atij mund t’i ketë shkuar në mend edhe vrasje.

Kam parë vetë raste, kur burrat u thonë grave gjëra, me qëllim që ajo të vetëvritet. Është një presion në të gjitha drejtimet. Xhelozia është urrejtje, të shtyn në krim. Këto lloj xhelozish të çojnë në vrasje. Por, nga vrasje i tremben penalitetit, ndaj e shtyjnë në vetëvrasje”– u shpreh avokati.

Edhe në rastin e Liridonës në Kosovës, xhelozia është arsyeja që ka shtyrë bashkëshortin të thurë planin për ta eliminuar, shtoi avokati.

“Te Liridona, ka një motiv të brendshëm se është e bukur. Bukuria e ka krijuar, se edhe atje xhelozi ka. Sipas meje, 90% është xhelozia. Xhelozia hakmarrëse e një personi me të meta psiqike. Edhe kjo duhet parë, sepse këta vrasës nuk kanë kafka normale. Lambrozo, që ka studiuar kafkat, nuk ka folur në ajër. I kishte marrë format e kafkës nga spitali psikiatrik. Ka shumë arsye për vrasjen e burrit ndaj gruas, por unë i qëndroj xhelozisë”.– tha Ngjela.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate