11/5/2025 1:58:23 PM

Agron Shehaj bën ‘plas deklaratën e bujshme’: Rama i fali 19 mijë metra katrorë tokë kompanisë me pronarë të fshehtë

Duhet të lexoni

Deputeti Agron Shehaj, ka qenë i ftuar në një program televiziv, për të denoncuar një skandal me dhënien e statusit "investitor strategjik", njëkohësisht edhe mijëra metra katrorë tokë publike, një entiteti të cilit nuk i dihen pronarët. 

Shehaj tha se po falet prona publike, personave të panjohur, ndërkohë që qeveria nuk bën transparencë. 

"Problemi i kësaj shpallje invstitori strategjik, kemi të bëjmë me faljen e pronës publike, 19 mijë metra katrorë. Ky investitor sipas qeverisë, do të sillte përfitime për ekonominë dhe shtetin. Ajo që ndodh ka të bëjë me përfituesit e tokës publike dhe statusin investitor strategjik.

Ligji është bërë për të thither investime dhe investitorë strategjikë. Në rastin konkret është shpallur pa e ditur se kush është investitori. Gjithmonë kur kemi të bëjmë me përfitues të fshehtë, si në rastin e unazës, inceneratorët, cila është arsye pse fshihet përfituesi? Ky është thelbi. Po flasim për tjetërsimin e tokës publike.

Si mund të jetë strategjik dikush që nuk njohim? Ky është tjetërsim i pronës publike. Përdorim i aseteve publike për interesa personale dhe interesa politike. Pse kryeministri duhet të nënshkruajë kontrata me subjekte të cilat i mban fshehur? Pse i fsheh përfituesit?

Në të gjitha rastet kur qeveria ka mbajtur të fshehur përfituesin, kanë dalë afera si me Unazën. Edhe për Unazën e Re, “amerikan” ishte gjoja.

Në të gjithë rastet kur mbahet e fshehtë, ka një arsye. Është e papranueshme të jepet prona publike dikujt që nuk njihet.

Janë dy individë, pronarë fiktivë, dy nënshtetas amerikanë. Njëri është shqipar me orgjinë, Engjëll Pasha, me nënshtetësi amerikane. Flasim për dy individë, që nuk janë sipërmarrës, njëri është broker (ndërmjetës), tjetri thjesht një konsulent.

Pronarët janë të fshehur. Janë të paktën tre kompani, njëra në Angli dhe dy në Amerikë, që duhen për të fshehur pronarët e vërtetë", tha Shehaj. 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate